Qamile Marra është 114 vjeçe.

Duhet të ishte në vëmendje për sekretin e jetagjësisë dhe në garë për rekord Guinness , por u bë protagoniste e kësaj kronike pasi i ndaluan pensionin.

Gruaja që banon në fshatin Ferras të Bashkisë Kuçovë tregon se autoritetet e bënë për të vdekur në një kohë kur gëzon shëndet të mirë.

Nusja e 114 vjeçares tregon si nisi historia në kufijtë e absurdit.

Pse gjallë qenka kjo?! Po ne nuk e kemi çregjistruar në gjendjen civile që mos të ishte gjallë ajo, është gjallë.”

“Si do të deklaroj unë se nëna ime ka vdekur!” thotë i biri.

Pas publimit të rastit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore reagoi duke i dërguar 114- vjeçares Qamile Mara pensionin në shtëpi.