Duke u nisur nga disa ngjarje kriminale të shënuara në vend këtë fillim viti 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mbledhur në një takim drejtuesit e policisë në qarqe.

Temat e diskutimeve pritet të jenë prioritetet e policisë përgjatë vitit që sapo ka nisur, si dhe pika ku ndodhen hetimet për një sërë ngjarjesh kriminale të pazbardhura.

Nano gjatë takimit do t’i njohë drejtuesit e qarqeve me objektivat që ai ka.

Përparësi në takim por edhe në udhëzimet që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të japë, janë lufta ndaj kultivimit të drogës dhe krimet kundër jetës.