Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, paralajmëron personat që, sipas saj, nuk besojnë te ekzistenca e koronavirusit.

“Covid-19 ekziston dhe paraqitet në disa forma. Virulenca nuk ka ndryshuar, pra shkalla e formave të rënda mbetet e njëjtë dhe personalisht kalova një formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh Covid-19 që nuk besojnë. Për të gjithë ata që nuk besojnë… Duhet të jenë të kujdesshëm, duhet të lexojnë faktet. Duhet të dëgjojnë historitë njerëzore, të cilat tregojnë sa e rëndë është sëmundja, kur nuk mbushesh dot me frymë, kur nuk merr dot oksigjenin. Shpeshherë, Covid-19 nuk pyet”, thotë Bino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu