Nga Klodian Tomorri

Amf duhet te ule urgjentisht siguracionet e makinave

Autoriteti i mbikqyrjes financiare duhet te mblidhet urgjentisht dhe te vendose qe kompanite e sigurimit te kthejne nje pjese te parave tek qytetaret per sigurimet e makinave.

Ose zgjidhja tjeter do ishte qe te zgjatej periudha e sigurimit ne te njejten mase me periudhen e karantines.

Siguracioni i makines paguhet me baze vjetore. Cmimi normalisht ka variuar nga 14 mije leke deri ne 16 mije leke ne vit. Pra 1200 leke ne muaj ose gati 10 euro ne muaj.

Por ne periudhe karantine makinat nuk levizin. Kur automjetet nuk levizin nuk ka risk per aksident.

Amf duhet te zgjedhe ose te detyroje kompanite e sigurimeve qe te kthejne mbrapsh parate tek qytetaret per periudhen e karantines, ose te zgjasin sigurimin e makines ne te njejten mase me karantinen.

Pra nese karantina zgjat nje muaj, cdo shoferi kompanite e sigurimeve duhet ti kthejne mbrapsh 1200 leke ose 10 euro. Nese sgjat dy muaj duhet ti kthejne mbrapsh 2400 leke ose 20 euro e keshtu me radhe.

Pse zgjidhja tjeter eshte, qe nese karantina zgjat nje muaj atehere, afati i siguracionit te shtyhet automatikisht me nje muaj. Pra nese siguracioni skadonte ne 30 maj te ketij viti, te jete i vlefshem deri ne 30 qershor.

Duhet ta bejne urgjentisht se perndryshe eshte vjedhje. Ca siguracioni paguhet, kur makina nuk leviz dhe nuk ka asnje risk per aksident?

Shtetet e Bashkuara te Amerikes e bene. Dy kompani amerikane sigurimesh, Allstate dhe American Family Insurance do u kthejne qytetareve amerikane 800 milione dollare mbrapsh per siguracionet e automjeteve, pikerisht per shkak se makinat nuk levizin dhe kur nuk levizin nuk ka risk.

Prandaj eshte detyre e AMF te nderhyje urgjentisht per te detyruar kompanite e sigurimeve te kthejne parate tek qytetaret dhe biznesi. Edhe per makinat e bizneseve, qe tashme jane te mbyllura dhe nuk levizin.

Beni rregullatorin mos e fshihni koken si struci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu