Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti një fjalim përpara përfaqësuesve të Partive Popullore Europiane, organizmi më i rëndësishëm politik në Europë, ku bashkohen partitë e djathta europiane.

Fjalimi në Kongresin e mbajtur në Kroaci u përqëndrua në tre pika. Fillimisht Basha tha se kjo qeveri aktuale e Shqipërisë ka dështuar për të çuar përpara vendin dhe integrimin. Më pas Basha tha se ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera ku flitet për demokracitë iliberale, në Shqipëri njerëzit e duan Perëndimin, BE-në dhe vlerat që përfaqëson.

E treta, Basha tha se ai dhe partia e tij kanë një projekt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Në fjalimin e tij, Basha kërkoi ndihmën e PPE, këtij formacioni të rëndësishëm në BE dhe me mjaft ndikim.

Në fakt, Basha ka arritur ta mobilizojë PPE-në në të mirë të partisë së tij, por edhe në të mirë të Shqipërisë.

Ndryshe nga sa e shet propaganda qeveritare, PPE-të u rreshtuan përkrah nisjes së negociatave me Shqipërinë, me Gjermaninë që kërkonte plotësimin e nëntë kushteve.

“Mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërisë ishin pikërisht partitë e qendrës së djathtë, ato të grupit EPP, ku është edhe PD-ja e Lulzim Bashës. Në favor ishin kancelarja Merkel, kryeministrat e Kroacisë, Bullgarisë, Letonisë, Austrisë, Irlandës, Greqisë, Hungarisë dhe të tjerat që janë nga ky grupim. Kundër ishin dy shtete ku në pushtet janë partitë liberale (Franca dhe Holanda), ndërsa në rastin e Shqipërisë kundër ishte edhe Danimarka, ku në pushtet janë socialistët,” shkruante para disa ditësh gazetari kosovar Augustin Palokaj, që raporton prej shumë vitesh nga Brukseli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu