Bota e futbollit në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, ish-kampioni i Botës me Italinë, Paulo Rosi, si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.

Italiani njihet si hero i Kupës së Botës së vitit 1982, ku Italia triumfoi në Spanjë.

 

Rosi ishte protagonist dhe arkitekt i atij udhëtimi të shkëlqyeshëm. Ai u shpall shënuesi më i mirë i Kupës së Botës dhe në të njëjtin vit ai fitoi Topin e Artë. Një ndër momentet më të mira në karrierën e tij është 3 golëshi i shënuar ndaj Brazili që ishte ekip pretendent për të fituar Botërorin.

 

Për sa i përket karrierës së tij në rang klubesh, 64-vjeçari i ndjerë u aktivizua me Juventusin, Milanin, Veronën, Peruxhian, Komon, Viçencën, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu