Nga Dritan Kaba

Soreca thote qe prej 2018 eshte bere perparim?!
Ku ne ligjet antikushtetuese te miratuara nga Parlamenti per te rrembyer me ligje qindra miliona euro?

Ku e ke pare kete perparim i nderuari Soreca pas vitit 2018:
Me ligjin e dividentit qe i kushtoi shqiptareve rreth 100 milione euro, qe iu falen oligarkeve me nje ligj antikushtetues?

Me koncensionet e rrugeve Orikum – Dukat ku perlahen mbi 77 milion euro apo ai i Balldren – Milot ku zhduken mbi 260 milion te tjera? Ne te dyja rruget jane rreth 160 milion euro me shume se projektet e bera.

Me koncenisonet ne shendetesi?

Me gjyqet e humbura ne Arbitrazhet nderkombetare, qe deri tani shkojne mbi 300 milion euro. Vetem per arsye korruptive dhe per asnje arsye tjeter.

Jane mbi 30 ligje me natyre ekonomike antikushtetuese i nderuar Ambasador!
Perparimi qe thua ti mund te jete i ndonje “treni” diku me ndonje “tunel” apo disa “tunele” pa dalje.

Aty po mund te jete bere perparim.

Shtyje “trenin” thelle ne “tunel”, i nderuari Ambasador!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu