Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për të hënën në seancën e radhës, ku pritet edhe të japë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Meta, pas kërkesës nga Kuvendi.

Vendimi u mor për t’u lënë 48 orë kohë përfaqësuesve të Presidentit për t’u përgjigjur pyetjeve të gjyqtarëve.

Në seancën e shkuar presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit.

Presidenca pretendoi se Gjykata se ka shqyrtuar çështjen prej tre muaj duke e transferuar konfliktin nga magjistratura e vjetër tek e reja.