Dështimet e njëpasnjëshme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nuk po mbajnë peng vetëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Tani Shqipëria e Edi Ramës ka marrë peng edhe Maqedoninë.

Drejtuesit e BE-së duke mos dashur që të krijojnë përçarje, kanë vendosur që të shtyjnë konferencën paraprake edhe për Maqedoninë, kjo nisur nga fakti se Shqipëria e Edi Ramës nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për këtë hap.

Siç bëhet e ditur, konferenca e parë për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut ishte parashikuar të mbahej nën presidencën gjermane, por ajo do të shtyhet në presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Në konferencën e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia dhe Sllovenia është diskutuar që tre partnerët po punojnë për drejt hapjes së konferencave të para për dy vendet e Ballkanit.

Tre ministrat kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku përfshihet pikërisht edhe kjo pikë.  ‘Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Trio. Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis’, thuhet në deklaratë.

Nder çështje te tjera te Agjendës së Presidencës që do të vijojnë të ndiqen nga Portugalia dhe Sllovenia janë: Promovimi i shtetit të së drejtës pran vijimin e dialogut te nisur në 13 tetor, nën presidencën gjermane,’diskutim horizontal’ në nivelin e BE-së.

Portugalia dhe Sllovenia kanë njoftuar synimin e tyre për të vazhduar me forcë këtë dialog gjatë presidencave të tyre dhe për të siguruar që çështja të mbetet shumë e lartë në agjendën e tyre.

Presidenca gjermane e BE-së do të pasohet nga Portugalia (gjysma e 1-re e 2021) dhe Sllovenia (gjysma e 2-të e vitit 2021).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu