Greqia shtyn deri më datë 8 nëntor masat anti-Covid të vendosura për Shqipërinë.

Në pikat kufitare mund të kalojnë vetëm ata që janë shtetas grekë, ata që kanë leje qëndrimi në Greqi, punonjësit sezonalë dhe personeli diplomatik. Ndërsa ndalohen udhëtimet për qëllime turistike.

Nga nisja e pandemisë Greqia numëron 30,782 të infektuar dhe 574 viktima, ndërsa ditët e fundit është parë një rritje e lartë e infektimeve.

Për këtë arsye, qeveria greke ka marrë masa kufizuese me qëllimin evitimin e një “lockdown”-i tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu