Krimi i i tij brutal ndaj bashkëshortes së tij tronditi gjithë Greqinë.

51 vjeçari shqiptar pas në grindje theri me thikë bashkëshorten e tij 41 vjeçare, Lonora Serina.

Ndërsa sot ai u ka kërkuar falje fëmijëve të tij për krimin e kryer.

‘I kërkoj falje fëmijëve të mi’ është shprehur 51 vjeçari mëngjesin e sotëm teksa po shkonte me makinë në hetuesinë e Zakynthos.

Ai do të paraqitet para gjykatës për të rrëfyer krimin e kryer ndërsa prokuroria e Zakynthos e ka proceduar për vrasje me dashje.

“Nëna ime bënte dy punë ndërsa babai i shpenzonte të gjitha paratë’ është shprehur djali i familjes.

20 vjeçari ka qenë të martën në gjykatë pasi ka dashur të jetë i pranishëm kur babai i tij të kalonte nga dera e prokurorisë.

Në deklaratat e tij për mediat helene ai është shprehur:

”Nëna ime kishte frikë. Ajo bënte dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzonte të gjitha paratë e tij. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kemi ndërhyrë shumë herë për t’i ndarë. Edhe kur ajo e paditi një muaj më parë, ai iu lut të kthehej. Më pas ai u lirua dhe kishte kushte kufizuese për të mos iu afruar mamasë. Por ai erdhi dhe iu lut të qëndronte në shtëpi derisa të gjente një vend tjetër. Dhe nëna ime, duke menduar për ne dhe duke u frikësuar, e pranoi, pavarësisht drurit që kishte ngrënë nga duart e tij”.