Ditën e sotme është konfirmuar dhe rasti i një shqiptari në Itali i cili ka rezultuar pozitin në testet me koronavirus.

Në një lidhje direkte me Italinë, gazetarja e Ora News, Alba Kepi u shpreh se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për momentin është i shtruar në spital.

“Konfirmohet rasti i një shqiptari me koronavirus në Itali. Kam pasur kontakt me të afërm të tij. Është nga Kuçova dhe banues në Codogna i cili për disa ditë është i shtruar në spital por familjarët më thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ishte e paevitueshme duke marrë parasysh se shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Situata është e vërtetë shqetësuese. Në Itali ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga kryeministri Conte. Janë masa drastike janë mbyllur të gjitha institucionet e kulturës, të gjitha objektet sociale dhe janë anuluar të gjitha eventet. Shihet mjaft qartë në rrugët italiane ku nuk ka qytetarë. Italia e ka të pamundur ta përballojë duke marrë parasysh stafet mjekësore. Dita e djeshme ka shënuar pikun e të infektuarve ku janë regjistruar 1200, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 233. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse është firmosur me urgjencë dhe një dekret i ri masash”, ka thënë Alba Kepi.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte firmosi një dekret të ri masash teksa një ditë më parë u konfirmuan rreth 1200 raste të reja me Koronavirus.

Këshilli i ministrave të Italisë ka marrë masa të reja për parandalimin e koronavirus. Giuseppe Conte, Kryeministri i Italisë, ka firmosur në mëngjesin e datës 8 Mars një dekret që  kufizon lëvizjet e njerëzve në Lompardi dhe disa provinca. Kështu, deri më 3 prill, për shkak të emergjencës nga koronavirus, në Lombardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve. Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye që janë të provuara serioze, punë apo familje. Kufizimi në lëvizje vlen gjithashtu dhe për njerëzit që duan të shkojnë nga një provincë e izoluar në tjetrën.

Ata që janë në karantinë nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane, ose 15 milionë banorë.Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu