Autoritetet greke kanë mbyllur pikën kufitare të Kapshticës, dhe tashmë shqiptarët do të lëvizin vetëm nga dogana në Kakavijë.

Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi në pikën kufitare të Kapshticës, u kapën shqiptarë që kalonin me tampon fallco.

Dy shqiptarë janë arrestuar së fundmi, pasi tentuan të kalonin në shtetin fqinj me tampon fallco.

Bëhet me dije se ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm numrat e të infektuarve që hyjnë në Greqi nga kjo doganë, përkundër doganës së Kakavijës, prej të cilës kanë hyrë një numër shumë i vogël të infektuarish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu