E paimagjinueshme ajo që ka ndodhur me dy shqiptarë në Gjermani.

Ata blenë një hotel dhe në 48 dhomat e tij mbollën bimë kanabisi.

Gjithçka u pikas. Hetuesit zbuluan 1500 bimë kanabis në të gjitha dhomat. Në pranga ranë 32-vjeçari E. S. dhe E. Q. 21-vjeç.

Vendimi përfundimtar për ta pritet të merret më 1 qershor.

Më 1 mars 2021, të akuzuarit mendohet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht.

Në fund, ‘plantacioni’ mësohet se është shtrirë në të 48 dhomat e ish-hotelit. Edhe dhoma e “bowlingu-t” në bodrum thuhet se është shndërruar në “kopsht”.

Nëse do të kishte sukses, shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mariuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro. Por ‘ëndrra’ për t’u pasuruar shpejt, dështoi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu