Shqetësimi i ngritur pak javë më parë i Ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, për mungesën e fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm të industrisë dhe thirrja për hapjen e tregut jashtë, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke.

Portali grek, Tribuna.gr shtron pyetjen: “Nëse ka punë pse shqiptarët nuk shkojnë në punë?” Përgjigjen e jep po vetë. “Sepse asnjë person ambicioz nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri.Kjo është arsyeja pse 60% e qytetarëve të saj dëshirojnë ta lënë atë”.

Gjatë një vizite në një fabrikë të përpunimit të prodhimeve bujqësore në Lushnje, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, ndër të tjera, do të shprehej se, ka ardhur koha që Shqipëria të hap tregun e punës për të huajt, pra emigrantët.

“Çështja e fuqisë punëtore mbetet gjithmonë një problem, personalisht kam qenë në favor dhe kam ngritur nevojën që tregu i punës të hapet sidomos për sektorin e bujqësisë dhe peshkimit sepse përditë po përballemi me situata të tilla ku sipërmarrje të ndryshme në sektorin e bujqësisë, agropërpunimit dhe peshkimit e frenojnë rritjen e prodhimit vetëm sepse i mungon fuqia punëtore. Nuk gjejnë dot punëtorë në Shqipëri”.

https://www.tribune.gr/world/news/article/609511/i-alvania-zita-xenoys-metanastes-den-einai-anekdoto.html

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu