Ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu reagon teksa paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 57 të infektuar me Covid-19, shifra më e lartë ditore që kur pandemia preku edhe vendin tonë.

Përmes një postimi në Fb Shehu shprehet se, Kina me 1.5 miliardë banorë shqetësohet shumë nga 57 rastet e reja dhe ndaj dhe do të kryejë miliona testime tek personeli shëndetësor dhe qytetarët me temperaturë.

Kurse në Shqipërisë, sipas tij, nuk ka asnjë të dhënë për testimet, madje sipas tij në Tiranë që është dhe ‘’vatra e nxehtë’’ e Shqipërisë numri i testimeve ka rënë në nivelin më të ulët pasi autoritetet kanë bërë 5-6 herë më pak se më parë.

Ja reagimi i plotë i Shehut:

Shqiperia sot barazon me Kinen, me nga 57 raste te reja Covid secila!
Po po, eshte e vertete, ne 24 oret e fundit jemi me te njejtin numer rastesh te reja me Kinen.

Por me disa ndryshime:

—Kina me 1,5 miliard banore shqetesohet shume nga ky numer dhe vepron me energji ne planin epidemiologjik.
Shqiperia me 2,8 milion banore….”gjume” ose vetem propagande!

—Kina njofton se te gjithe personelit mjekesor e qytetareve me temperature po u behen apo do tu behen testet virusale, imunologjike etj speciale, pra dhjetra milione te tille.
Shqiperia ul me 5-6 here numrin e testimeve ne Tirane ku jane vatrat kryesore, per te aritur ne nivelin me te ulet te tyre sot, 32 virologjike e 3 imunologjike ne 24 ore me nje pozitivitet te frikshem afer 50%. Nderkaq nuk ipet asnje e dhene per numrin e testimeve, llojin e rezultatet e tyre ne QSUT e senatorium, se per institucionet e tjera shendetesore e kujdesin paresor as qe behet fjale.

—Kina mobilizon te gjithe kapacitet laboratorike te vendit per te realizuar numra te tilla testimesh.

Shqiperia vazhdon te mos lejoje ne menyren me antishkencore laboratoret e vendit qe te realizojne egzaminimet perkatese, duke vazhduar me menyrat konspirative vetem ne IShP per virologjiket e ne QSUT per imunologjiket, edhe kjo pa asnje transparence per licensimin, vendet qe i perdorin apo i kane refuzuar keto te fundit.
Une mendoja se per shume aresye kjo Rilindje do te ecte se paku ne gjurmet e Kines, por dhe kjo nuk qenka e thene…sic duket kane hyre ne fazen e luftes si dikur kunder Ten Siao Pin-t!

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu