Dështimi i kontrollit dhe mos marrja e masave, ka bere qe Komiteti i Eksperteve te Edi Ramës të fusë Shqipërinë sërish në karantinë.
Sipas Komitetit të Ekspertëve, do të ndalohet lëvizja në të gjithë Shqipërinë nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu do të ndalohet shërbimi në të gjitha baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke përjashtuar shërbimin deliveri.
Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:
1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
2. Ndalohen aktivitetet e bareve-restoranteve nga ora 22:00-06:00 (përveç shërbimit delivery).
3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë.
Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.