Gjërat në Shqipëri vetëm po përkeqësohen dhe kjo është e dukshme për çdo qytetar që jeton në këtë vend.

Por edhe nëse keni ndopak iluzione, shihni raportet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve që japin të dhëna tronditëse. Shqipëria ka njohur rënie pikiatë në çdo renditje ndërkombëtare që kur Edi Rama mori pushtetin.

Të enjten u publikua indeksi më i rëndësishëm i korrupsionit, ai nga Transparency International, që tregon se Shqipëria ka humbur shtatë vende nga një vit më parë. Tashmë Shqipëria është e 106-ta në botë.

Një ditë më parë u publikua edhe indeksi i demokracisë nga revista The Economist. Edhe aty Shqipëria ka pësuar rënie. Jo vetëm kaq, rënia është e vazhdueshme që nga viti 2014, kur Rama nisi të qeverisë.

Indekset e lirisë së medias janë të gjitha në pikiatë, madje në mënyrë të frikshme. Raportet e Departamentit të Shtetit janë të gjitha për të vënë duart në kokë.

Kaq e rëndë është situata, sa Top Channel publikoi në nëntor të vitit të shkuar raportin e Bankës Botërore, që tregon se korrupsioni në Shqipëri është dyfishuar që kur Rama mori pushtetin.

“Jemi shumë më keq se gjashtë vite më parë,” raportonte TCH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu