Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Ditën e sotme nga ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit vendi do të futet në karantinë dhe nuk lejohet që të asnjë qytetar të dalë nga shtëpia dhe çdo aktivitet do të jetë mbyllur. Ndërkohë, ditën e sotme qytetarët mund të bëjnë pazar deri në 17:30 të pasdites, për një afat kohor prej 90 minuta.

Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar duhet të ketë marrë një autorizim. Sa i përket personave, që sot duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar se  lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit dhe kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites.

Në seancën e djeshme penale u miratuan edhe ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës. Me 89 vot pro, u përgjysmua edhe parashikimi i ndëshkimit me burg, nga 15 vite që ishin në draftin fillestar në 8 vite sipas draftit të dakordësuar. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu