Tërmeti është ndjerë në të gjithë hapësirën e Qarkut të Gjirokastrës.

Shtabi i Emergjencave ngritur në Institucionin e Prefektit të Gjirokastrës, konfirmon se nuk raportohet për dëme në njerëz apo dhe materiale. Nga të gjitha komunikimet intensive me të shtatë njësitë vendore që ka Qarku i Gjirokastrës, nuk raportohet për probleme të karakterit problematik në njerëz dhe objekte.

Sipas prefektit të Gjirokastrës Astrit Aliaj, po monitorohet dhe po mbahet nën kontroll situata në terren në të gjithë territorin e Qarkut. Bëhet e ditur se herët sot në mëngjes me urdhër të prefektit Astrit Aliaj, nga Gjirokastra dhe Memaliaj janë nisur drejt Durrësit mjetet e PMNZSH për t’iu ardhur në ndihmë homologëve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu