Nje dite me pare, kemi transmetuar video te shperthimit te tubacioneve te ujit te pijshem ne qender te qytetit te Kelcyres cka ka krijuar shqetesim per banoret nderkohe qe asnje problem per drejtorin e Ujesjelles-Kanalizimeve te Kelcyres.

Ndertimi i rrjetit te brendshem te Ujesjellesit te ri te Kelcyres, ka per zbatues firmen ndertuese BE-IS SH.P.K. e cila permes fondit te caktuar, shtroi te gjithe rrjetin e ri nentokesor te percjelljes se ujit te pijshem ne qytet ku sipas perfaqesuesve te kesaj firme, punimet kane qene cilesore dhe brenda standarteve te kohes.

Ne muajt e fundit projekti i zbatimit te rehabilitimit te sheshit qendror te Kelcyres, ka pesuar ndryshime jo vetem ne projekt por edhe ne zbatim ne terren. Dy firma ndertuese jane zbatuese te projektit per qendren e Kelcyres. Nderhyrja qe eshte kryer ne kete zone, ka demtuar rrjetin qendror te ujesjellesit qe furnizon te gjitha lagjet. Rrjedhimisht shume here ka pasur rrjedhje nentokesore deri sa mberritem ne diten qe Kelcyra te perjetoje nje spektakel ore e pa ore mu ne qender me nje shatervan jashte deshires se qytetareve, por si produkt i demtimit te rrjetit nga punimet “cilesore”.

Firma Be-IS konfirmon per Jugulajm.net se nuk eshte ajo pergjegjese per kete defekt te ndodhur pasi puna e saj ka mbaruar me shtrimin e rrjetit. Pra mesa kuptohet, demtimi ka emer tjeter nderkohe qe kelcyriotet vazhdojne dhe bejne sehir shatervanin sa here qe t’i teket te dhuroje spektakel.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu