Kryetari i PEISH Gjirokastër Gramoz Braho, përmes një statusi në FCB, hedh akuza të forta ndaj Rilindjes në Gjirokastër e cila sipas tij, po boshatis qytetin nga vlerat dhe promovon antivlerat që nuk kanë asnjë kontribut në parti, qytet apo shoqëri.

Për zotin Braho, Gjirokastra po boshatiset nga të rinjtë dhe kjo për meritë të Rilindjes dhe njerëzve që e përfaqësojnë atë. Braho i drejtohet ironikisht edhe kryetarit të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi, që të përkujdeset për shëndetin e syve për drejtorët e Bashkisë që të lexojnë më mirë.

Statusi i plotë i Gramoz Brahos kryetar i PEISH Gjirokastër.

Të nderuar miq!
Duke ndarë me ju disa shqetësime aktuale të cilat sinqerisht, kam ndjerë keqardhje.
Keqardhje për të gjithë socialistët e ndershmëm të cilët kanë kontribuar në vite për të parë një ditë të “bardhë” !
Por sot të nderuar duhet ta pranoni versionin “Rilindas” që ju kanë flakur jashtë dyerve dhe vizionit tuaj, ju kanë përplasur dyert në fytyrë sepse kontibuti juaj vlen vetëm gjatë 30-ditëve të fushatës, pastaj, ku të kam parë!
Pretendoni se do ju ndihmojnë, po kush?!
Ata që listat i bëjnë në mëngjes dhe ja u grisin në darkë?!
Ata që ju ndihmojnë të pêrgatisni valixhet dhe ju tregojnë emigracionin si opsionin më të mirë pasi jeni diplomuar?
Flasin për meritokraci por zyrat i kanë mbushur në bazë të nepotizmit?
Po boshatisin Shqipërinë me qëllim!
Të grindemi me njëri-tjetrin sepse mbijetesa kryesore për ne mbetet administrata?
Kishit shpresa te pushteti vendor por tepsia e madhe është për “Rilindjen” jo për Socialistët, ata përcillen.
Drejtuesit e institucioneve flasin për ligjet por as i njohin e as i kanë lexuar ndonjëherë në Bashkinë Gjirokastër, e me që ra llafi, doktor, një vizitë okuliste “falas” për drejtorët vendor mirë është të bëhet, të lexojnë të zezën mbi të bardhë!
Sinqerisht, keni pushkatuar “shpresën” për tê ardhmen, lerini setet fotografike se njerzit kanë nevojë për fakte, fakti është se keni ekzekutuar arsimin, keni demoralizuar në 6-vjet qeverisje një popull keni krijuar fenomene të rrezikshme për shoqërinë dhe më kryesorja keni telendisur gjithë socialistët e ndershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu