Nje grup shkencetaresh kane bere nje paralajmerim per njerezimin:

“Bota po hyn në epokën e pandemive “, jane shprehur ata.

Kjo u deklarua nga një grup prej 26 shkencëtarësh, sipas të cilëve “trajektorja e mundshme për Covid do të bëhet endemike me shpërthime sezonale . Valët e reja të epidemisë janë të mundshme sidomos në vendet me mbulim të ulët vaksinimi”.

Në raportin e tyre të botuar në faqen e internetit të komisionit të BE në Samitin Global të Shëndetit, ekspertët nënvizojnë se “barazia globale në qasjen në burime është një domosdoshmëri morale dhe në të njëjtën kohë një nevojë kritike për kontroll pandemik”.

“Ne po hyjmë në epokën e pandemive” – “Përpjekjet e sotme për të trajtuar Covid-19 – vazhduan shkencëtarët – duhet të përfshijnë investime dhe masa reagimi që kanë potencialin më të madh të mundshëm për përmirësim të qëndrueshëm në parandalimin, duke përfshirë investimet në burimet njerëzore dhe trajnimin e tyre, gatishmëria dhe përgjigja ndaj kërcënimeve globale të shëndetit “.

Kjo u raportua nga Samira Asma, Zëvendës Drejtorja e  Përgjithshme e OBSH-së, me rastin e botimit të raportit vjetor të Agjencisë së KB mbi statistikat globale të shëndetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu