Profesori Edvin Prifti në një postim në Facebook ka bërë të ditura rezultatet e shkencëtarëve të Universitetit të “La Sapiences” dhe të “Tor Vergates” në Romë në gjetjen e një ilaçi kundër trajtimit të COVID-19.

Pofesori, thotë se shkencëtarët kanë arritur të gjejnë çelësin e trajtimit të koronavirusit që është “laktoferrina”. Sipas tij, kjo është një proteinë e cila merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohen shume me pak.

Më tej profesori Prifti thotë se sëmundja e COVID-19 do t’i mësojë shumë njerëzit dhe do të verë piketa të reja per te gjithe njerezimin.

E rëndësishme është që kjo sëmundje do na mësoje shumë. Do na tregoje se kush punon realisht për njerezimin dhe kush jo! Do tregojë se akademizmi kapitalist, i cili nuk nxit kërkimin shkencor në funksion të njerëzimit por vetëm të tregut dhe pushtetit duhet të marrë fund njëherë e mirë .Mendoj që covid19 do të vërë piketa të reja për njerëzimin kudo ku ai është”, shkruan ai ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu