Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe 3 shtetasve shqiptarë në Korinth.

Policia greke po vëzhgonte prej kohësh një automjet të dyshimtë që mendohej se kishte lidhje me disa vjedhje në zonë. Sapo e ka pikasur atë dhe është vënë në ndjekje, nga mjeti është hapur zjarr.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit jane plagosur 2 prej grabitësve, shtetas shqiptarë, ndërkohë që është arrestuar i treti.

Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në spitalin e Thriasios ndërsa tjetri në atë të Korinthit.

Dy të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë, por nuk ka më shumë informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore si dhe për emrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu