Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, është shkarkuar sot nga detyra pasi nuk arriti të kalonte shkallën e dytë të vetting-ut.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rinisë hetimin gjyqësor për Prelën, duke qenë se komisioneri publik pretendoi se ajo kishte pasuri të pajustifikuara.

Komisioneri tha se Prela kishte mungesë burimesh financiare në blerjen e një apartamenti në Tiranë, ndërsa bashkëshorti i saj kishte shmangur taksat teksa paguhej me dy bordero në një kompani.

Problematike u konsideruan edhe dy transaksione me 25 mijë euro dhe 1.7 milionë lekë nga bashkëshorti i Prelës, shifra të pathëna në deklaratat e pasurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu