Një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës dalë nga votimet socialiste të 30 qershorit, u mësua për shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Gjirokastër Krenar Kulla.

Përmes një komunikimi direkt me Juglajm.net zoti Kulla sqaron se nuk ka vend dhe arsye për shkarkim e tij nga detyra që ka ushtruar deri në momentin kur ka kërkuar pezullimin e tij. Përmes një kërkese dërguar në rrugë zyrtare, zoti Kulla ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të statusit të nëpunësit civil cka i korrenspondon me detyrën që ka ushtruar deri më datë 9 shtator të këtij viti ku dhe i është dërguar me postë kjo kërkesë Bashkisë së Gjirokastrës.

Rrjedhimisht sipas zotit Kulla nuk ka vend për show nga ana e Bashkisë Gjirokastër për të mbarsur publikun me të tilla shfaqje aspak dinjitoze pasi vetë ai ka kërkuar tërheqjen nga kjo detyrë fill pas lejes së zakonshme që është marrë në muajin gusht të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu