Një sherr mes vajzave ka ndodhur së fundmi në Fier. Policia ka proceduar një 19-vjeçare pasi dyshohet se ka rrrahur dhe kanosur një 16-vjeçare.

Është dashur ndërhyrja e policisë që të shuhet sherri mes dy vajzave.

Njoftimi i polisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.