Një sherr mes një pronari restoranti dhe disa klientëve është regjistruar së fundmi në Sarandë. Pamjet e mëposhtme janë vërtet shqetësuese dhe tregojnë edhe njëherë se sezoni turistik në Shqipëri këtë vit është për të vënë duart në kokë.

Pronari i lokalit, pasi përzë klientët nga lokali nxjerr thikën dhe tenton të godasë njërin prej tyre. Fatmirësisht, goditja nuk ka ndodhur, pasi disa qyettarë të tjerë po përpiqeshin të shuanin sherrin.