Edhe pacienti ‘0’ ka dalë negativ në testin e parë të bërë nga mjekët në Spitalin Infektiv.

Lajmin e jep vetë Edi Rama me një postim në faqen e tij në Facebook.

‘Edhe pacienti zero sapo doli negativ’, shkruan Rama.

Ndërkaq ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

‘Një tjetër lajm i mirë

Edhe pacienti ‘0’ sapo është konfirmuar negativ

Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi.

Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit

#JeniMëTëMirët’, shkruan Manastirliu në Facebook.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu