Një turist kinez ndërroi jetë në Francë, duke u bërë kështu viktima e parë e koronavirusit jashtë Azisë. Viktima është një 80-vjeçar nga provinca Hubei e Kinës, e njohur edhe si epiqendra e sëmundjes.

Sipas BBC, ai kishte mbërritur në Francë më 16 janar dhe ishte vendosur në karantinë më 25 janar.

Vetëm tre raste vdekjesh janë shënuar jashtë Kinës- në Hong Kong, Japoni dhe Filipine. Megjithatë, më shumë se 1500 persona kanë vdekur nga virusi në Kinë, shumica në provincën Hubei. Në total numri i të prekurve nga sëmundja ka shkuar në 66.492 raste.

Franca ka konfirmuar 11 raste me sëmundjen. Gjashtë prej tyre janë në spital. Edhe vajza e viktimës është infektuar nga sëmundja, por mendohet se do të shërohet.

Jashtë Kinës janë shënuar 500 raste me koronavirus në 24 vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu