Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar permes nje shkrimi ne fb ndaj izolimit te fshatit Lazarat per shkak te shembjes se ures qe lidh kete fshat me pjesen tjeter te zones.

”Shembja e ures mbi Drino, bllokon krejtesisht ata banore, bagetine e tyre, lidhjet me fushen e tokat bujqesore, levizjet normale. Edhe ajo pak infrastrukture e vjeter e primitive, larg standarteve, ne vend qe te perimeresohet, rinovohet, lihet te degradoje plotesisht.” eshte shpreur nder te tjera Shehu.

Ja reagimi i plote i deputetit Shehu:

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

Nje gjendje kjo e paralajmeruar dhe e para prire nga te tjera shkaterrime e lene pa zgjidhje.

Shembja e ures mbi Drino, bllokon krejtesisht ata banore, bagetine e tyre, lidhjet me fushen e tokat bujqesore, levizjet normale.

Edhe ajo pak infrastrukture e vjeter e primitive, larg standarteve, ne vend qe te perimeresohet, rinovohet, lihet te degradoje plotesisht.

Aktualisht nuk ka asnje ure lidhese, megjithese aty kalojne dy rjedhje lumore.
Kjo jo vetem shkaterron ekonomine, por rrezikon rende dhe jeten e banoreve, ne fakt viktimat nuk kane munguar ne kohe, si pasoje e gjendjes katastrofale aty.

Keta banore fisnike te lene pa pune, ky fshat vlerash e traditash i lene pa kujdes, pa permiresim a ndertim infrastrukture, tashme eshte venre ne pozita edhe me te veshtira per mbijetese.

Qellimi diabolik i ketij rregjimi eshte vetem t’i detyroje ata te largohen.

Nje politike dhe nje hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banoreve te kulturuar, te pa lekundur ne parimet e tyre per pune, drejtesi, demokraci dhe ndershmeri.

Vetem te bashkuar ne nje opozite te forte do te mund te perballojme kete rregjim anti vlerash!