Presidenti Meta ka mbështetur kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për hetim ndëkombëtar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, shkruan Meta.

Në një letër drejtuar ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ambasadorit të BE, Luigi Soreca, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi hetim ndërkombëtar për shembjen e godinës së Teatrit pasi e konsideroi atë një krim kundër trashëgimnisë kulturore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu