Ish-ministri i Jashtem Tritan Shehu, ne nje shkrim ne fb ka akuzuar zv ministrin e jashtem Gent Cakajn, se ka shkuar ne Luginen e Presheves me mesazhet e Aleksandër Vuçiçit per te perçare shqiptaret.

Shehu ka publikuar disa foto te parullave afer rruges per Presheve, qe qytetaret i’a drejtojne zv-ministrit te jashtem te Shqiperise Gent Cakaj.

Ja se cfare shkruhet te parullat: “Ministër’ Beogradi nuk është zgjidhja por problemi. Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje”, “Ministër, rruga jonë është Prishtina dhe Tirana”.

Per me shume ndiqni te plote shkrimin e Shehut: 

Zv. Ministri Cakaj si percaresi i shqiptareve ne Presheve, por pritet aty sic e meriton!
Ai gjate qendrimit aty jo vetem qe nuk ben bashke shqiptaret e atyshem, jo vetem qe nuk dialogon me te gjithe faktoret lokale, por perkundrazi perpiqet t’i ndaje dhe coptoje per interesat e te tjereve.

Qartazi Cakaj shkoi aty me mesazhet e Vucicit, sikur te ishte i derguari i tij ne keto momente shume te rendesishme vendimesh politike per shqiptaret e atyre trojeve, kur Tirana duhet t’i mbeshtese plotesisht ne kerkesat e tyre te drejta, duke i bashkuar ata.
Ne kete menyre ai vazhdon skenarin e nisur ne Tirane me perfaqesite e atyre trojeve, skenar qe e ka vene ate dhe urdheruesit e tij ne Tirane e Prishtine ne rolin e “komardares” se shpetimit per Vucic.

Por dhe pritja nga shqiptaret aty ishte nje pergjigje e qarte dhe direkte distancimi e perbuzje nga ky skenar e autoret e tij, Cakaj & Co.

Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu