“Rama duhet te kuptoje se testimet masive jane urgjence kombetare per te evituar kolapsin e mireperdorur burimet financiare”, – keshtu e nis reagimin e tij ne fb ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

“Shikoni vendet e tjera, kudo i stimulojne e i ftojne qytetaret te bejne testimet PCR dhe imunologjket gratis, kudo po i ben keto vete mjeku i familjes e pediatri, kudo kane ngritur pika ambulante per kete qellim, me pergjigje ne pak ore, – vuri në dukje nder te tjera Shehu.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Rama duhet te kuptoje se testimet masive jane urgjence kombetare per te evituar kolapsin e mire perdorur burimet financiare!

Shikoni vendet e tjera, kudo i stimulojne e i ftojne qytetaret te bejne testimet PCR dhe imunologjket gratis, kudo po i ben keto vete mjeku i familjes e pediatri, kudo kane ngritur pika ambulante per kete qellim, me pergjigje ne pak ore,
Askush mos te mendoje se ne jemi me te mencur apo atyre nuk u dhimbsen parate, perkundrazi, por kjo behet se eshte domosdoshmeri qofte ne mbrojtje te jetes e shendetit, qofte ne uljen finale te kostove.

Pra detyra prioritare e shtetit sot eshte te shume fishoje testimet gratis ose me cmime te subvencionuara, vecanerisht kjo ne kushtet tona kur infeksionet jane te perhapura gjeresisht ne nje situate jashte kontrollit, me nje gjendje te vajtueshme te sistemit tone spitalor e vecanerisht te terapive intensive, me nje kujdes paresor te handikapuar e me mbulesa financiare per mjekim te pa mjaftueshme.

Vecanereisht kjo merr rendesi ne kete periudhe virozash te ndryshme sezonale, qe te ngaterojne e kerkojne diferencim diagnoze nga COVID, thelbesor kjo per nje mjekim efikas e ne kohe si dhe me kosto sa me te ulet, diferencim qe mund te realizohet vetem me test, per te mos permendur ketu egzaminimet Scan me cmime shume here me te larta.

Pra ne kushtet e mesiperme edhe pa testime do te kemi komplikacione te shumta, rritje te shtrimeve e ne gjendje te rende, vdekshmeri te larte, invalidizim te popullesise nga demtimet e avancuara ne organe prej Covid, si dhe mjekime eksesive per viroza te zakoneshme, te gjitha keto ne fund te fundit japin edhe rritjen e kostos.
Vetem nje Qeveri ne ikje, e pa afte, e pa pergjegjeshme mund te veproje keshtu si po veprohet tek ne!

Fotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu