Ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherazi deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në fb, ka treguar rrugën që sipas tij duhet të ndjekë qeveria për të përballuar betejën ndaj COVID-19.

Ai thotë se me prezencën e variantit ‘Delta’ në të gjithë botën, është rritur ndjeshëm risku për t’u infektuar me virusin e rrezikshëm.

Ja postimi i Shehut:

Covid, kjo Qeveri nuk po kupton e se cfare po ndodh, jo me te veproje!

Sipas te gjithe te dhenave shkencore nderkombetare tashme:

–Ne Europe ne qarkullim eshte ne 99% te rasteve varianti Delta, ku efekti i vaksinave te pa certifikuara si psh ajo kineze eshte shume shume i dobet.

–Imuniteti i grupit sigurues eshte 85% e popullesise, ndersa ne kemi te vaksinuar me dy dozat vetem 28 %, dhe kjo ne shumicen dermuese me vaksinen e pa certifikuar kineze. Sa per imunitetin nga semundeshmeria, jemi shume larg akoma.

–Mosha e te prekurve eshte ulur ndjeshem duke filluar tashme qe prej moshes 5 vjecare.

–Mosha e perdorimit te vaksinave te certifikuara tashme rekomandohet prej 5 vjec.

-Perdorimi i dozes se trete te vaksinimit se fundmi po hyn ne protokoll te zakonshem.
Ndersa Rama, Qeveria e ai “Komitet” nuk thone e nuk bejne asgje.
Perpara se te jete teper vone e ne te ndodhemi ne nje situate edhe me tragjike se ajo e mujave qe kaluam me 16 mije vdekje, humbje masive shendeti e vlerash financiare nga qytetaret jam i detyruar te kerkoj perseri:

1—Vazhdimin e vaksinimit vetem me vaksinat e certifikuara nga EMA.

2—Rivaksinim te plote te atyre qe jane vaksinuar me ato vaksinat e pa certifikuara.

3—Uljen urgjente te moshes se vaksinimit ne 11 vjec, per te kaluar me tej ne 5 vjec, ne perputhje me standartet europiane.

3—Fillimin e aplikimit te dozes se trete te vaksinimit.

4– Konsolidimin e te gjitha masave te tjera per forcimin e zgjerimin te games se procedurave te sistemit paresor, pregatitjes se spitaleve periferike e shebimmeve te reanimacionit, mbrojtjes se personelit shendetesor, liberalizimit te testimeve etj.
Indekset e deritanishme epidemiologjike, numrit te vdekjeve, megjithe shifrat fiktive te komunikuara nga institucionet, jane shume alarmate e parashikojne nje situate tejet te veshtire ne vazhdim, gje qe kerkon masa energjike, gjithe perfshirese e urgjente.
E verteta e humbjeve te jeteve nuk mund te fshihet gjate, ajo del sic ka dale dhe deri me tashti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu