Ish deputeti i PD-se Tritan Shehu, ka reaguar permes nje shkrimi ne rrjetin social te  fb-se, lidhur me mbledhjen e task forces per marrjen e masave shtese per parandalimin e coronavirusit ne Shqiperi.

Nder te tjera Shehu thekson se: Task-forca nuk duhet të ngaterrojë veten me ish Byrone Politike, te ”djeshme”.

Ja postimi i plote i Shehut:

Task- Force per Koronavirusin nuk duhet ta ngaterroje vehten me ish Byrone Politike.

Ajo strukture nuk ka asnje te drejte ligjore a profesionale te deklaroje ashtu si po lexoj tashti, qe “e kane percaktuar vendin ku do te vendoset karantina nqs do te nevojitet”, por pa bere publike vendin, kushtet, kriteret etj, elemente te domosdoshem keto per trasnparencen ne cdo vend demokratik te botes.

Nqs Rilindja po i mban ata kolege si ne boten e Kim Jong-unit, fatkeqesi edhe per ata per sa kohe nuk do te dalin prej asaj ndrydhje. Te tilla “bote” nuk mund te kthehen perseri tek ne, pavaresisht tentativave.Megjithate edhe ne kushtet tona aktuale ajo Task ka nje obligim te qarte ligjor, per te gjithe pjestaret edhe individualisht, te beje transparente vendimet e konkluzionet e saj.

Akoma me keq eshte nqs jane te detyruar te fshehin mos ekzistencen e strukturave, fondeve, strategjive, perfshi dhe Karantinen mbas nje “sekreti” anti kushtetues.Ne fund te fundit ato struktura imagjinare mund te duhet te vihen ne prove edhe sot a neser, gje qe pavaresisht se asnje nuk e desheron, perseri mund te ndodhe.

E verteta duhet thene qarte sido qe te jete, masat duhen marre transparente e me gjitheperfshirje, Italia e Greqia jane shume afer e te gateshme per te na asistuar ne shkalle te gjere.

Ne Itali numri i te prekurve ne pak ore po arrin 40.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu