Ne nje shkrim ne fb ish-ministri i shendetesise Tritan Shehu, ka akuzuar qeverine per mospatjen e nje strategjia te qarte shendetesore. Shehu thekson se “Sistemi i yne shendetesor i ndodhur ne nje kolaps te plote financiar nga nen finacimi i buxhetit si dhe nga keq perdorja e fondeve te pakta, nuk eshte ne gjendje te vere ne dispozicion te publikut te gjere pa pagese kapacitetet private diagnostike, gje qe do te zbuste ndjeshem kete situate”. Per me shume ndiqni te plote shkrimin e tij: Sistemi shendetesor, i pa afte te perballet me kancerin e gjirit.
Edhe ky muaj, qe i dedikohet kesaj patologjie me “zbehtesine” e tij tregoi se situata e zbulimit te hershem te tumoreve te gjirit eshte jashte kontrollit, se ne vend mungon nje strategji e nje plan konkret veprimi kombetar per kete qellim.
Ndersa numri i rasteve te reja te publikuara po rritet duke arritur ne 700 ne vit, kapacitetet zbuluese e diagnostikuese publike, si ato te pajisjeve, njerrezore, organizative, promocionale etj, jane larg nevojave, duke krijuar boshlleqe te rrezikeshme.
Nga ana tjeter Sistemi i yne shendetesor i ndodhur ne nje kolaps te plote financiar nga nen finacimi i buxhetit si dhe nga keq perdorja e fondeve te pakta, nuk eshte ne gjendje te vere ne dispozicion te publikut te gjere pa pagese kapacitetet private diagnostike, gje qe do te zbuste ndjeshem kete situate.
Kjo ben qe rastet e reja te diagnostikohen me vonese e se bashku me mungesat e metejshme te medha te mjekimit baze e gratis ne rast nevoje, te rendohet ne menyre tragjike gjendjen e dekursi i atyre pacienteve, qe nuk mund te paguajne te privati dhe qe perbejne 80% te rasteve.
Po t’i shtojme kesaj tablloje edhe faktin qe Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe pa Rregjister Themeltar te Tumoreve, pa nje strategji konkrete dhe te mbeshtetur ne lufte me ato, e kuptojme se standartet tona edhe ne kete fushe mund te krahasohen me ato te Afrikes Qendrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu