Deputeti i PD-së per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, është takuar me shumë shqiptarë gjatë vizitës së tij në Udine te Italise.

Permes nje postimi ne fb, Shehu shprehet se shqiptarët në Itali do të votojnë më 25 shtator koalicionin e djathtë.

Ai thekson se PD është në solidaritet e mbështetje të plotë me këtë koalicion.

Ja postimi i plote i Shehut:

Shqiptaret ne Itali do te votojne me 25 Shtator ne shumice Koalicionin e djathte!
Mbreme ne Udine, me Zj.Meloni, drejtues, deputete, senatore etj, te “Frateli d’Italia, si dhe shqiptare me banim ne Itali, pata nje sere takimesh e bisedash.

PD eshte ne solidaritet e mbeshtetje te plote me kete Koalicion, qe neser ne qeverisje me vizionin e tij do te luaje nje rol shume te rendesishem pozitiv ne zhvillimet ne Itali dhe Europe.

Pa dyshim Qeveria e ketij koalicioni do te mbeshtese fort Shqiperine ne zhvillimet e domosdoshme per konsolidimin e demokracise, zhvillimin ekonomik, luften me krimin, trafiqet, korupsionin etj.

Ne rrugen tone europiane e perendimore.

Shqiptaret me banim ne Itali do te jene gjithmone e me shume faktor i rendesishem ne keto zhvillime.

PD do te kete ne keto perpjekje nje bashkepunim te ngushte e te frutshem me kolget tane te djathte italiane, ne realizimin e aspiratave tona dhe ne konsolidimin e drejtimit Perendimor te Shqiperise e Rajonit tone.

Bashkekombesit tane ne Itali, me voten e tyre te 25 Shtatorit, do te behen pa asnje dyshim pjese e fitores te se djathtes e qendres se djathte italiane!
Urimet me te mira Koalicionit te djathte e te Qendres se djathte me Berlusconin, Melonin, Salvinin, Cesa, per suksesin e madh, qe tashme eshte i afert!

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme