Ish ministri i Shendetësisë Tritan Shehu, ka folur per Syri tv edhe për planin e masave që Shqipëria ka marrë për të përballuar virusin e koronavirusit.

Sipas Shehut, duke uruar që të mos kemi persona të prekur nga koronavirusi, Shqipëria nuk është e aftë të përballë një epidemic të tillë.

Së pari, alarmi është dhënë nga OBSH. Është dhënë në nivel global. Së dyti të tilla epidemic dhe pandemic ka pasur edhe herë të tjera duke filluar nga Sarsi, HN1 e me radhë.  Dhe kjo paraqet rrezikshmëri të lartë.

Është e vështirë për një periudhë 10 ditore të identifikohet burimi i infeksionit.

Sot bota është bërë më e vogël për shkak të lëvizjes së lirë të njerëzve.

Është e ëfëshirë për një oierdhë 10 dutore të identifikohet burimi i infeksionit.

Shqipëria është e rrezikuar. Është një vendi i hapur me kontaktet. Unë nuk dua ta besoj dhe nuk besoj se ne do të kemi epidemira të mëdha, por le të mbetemi në një alarm për tu mbrojtur nga virusi.

Mbrojtja e parë, është OBSH që jep alarmin, kontrolli në kufi, intervistat me personat e prekur etj.

Këto janë protokolle që duhet të zbatohen me rigorizitet nga mjekët e familjes.

E treta është ata që preken të mos komplikohen.

Sa më pak nga ata që preken të mos ndërlikohen.

Këtu merr një thellësi sistemi shëndetësor.

Duhet forcuar edukimi shëndetësor.

Në të dyën ne kemi kujdesin parësor skars. Kemi me mjek jo pë të përhapur kudo.

Kemi një nivel laboratorësh periferik shumë të dobët. Kontakti i popullisë me shëndetësinë është i pamjaftueshëm.

Nëse Shqipëria do të ndodhet para një epidemie, Shqipëria nuk i bën dot ballë.

Ne jemi vendi me financimin shëndetësor më të ulët në Evropë. Kemi nivel financimi të baravbartë me Afrikën Qendrore.

Kosova e ka tre herë më të lartë se ne.

Kemi periferinë të pambuluar për mjek infeksonist e me  radhe, me qendra të papajisura. Kemi një sistem shëndetësor të brishte që nuk mund ti bëjë ballë një epidemie.’-tha Shehu ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu