Ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka reaguar per situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.

Përmes një shkrimi në fb Shehu, duke marrë shkas dhe nga humbjet në radhët e mjekëve, thekson se vendi ynë me këto tregues është 11 herë me shumë se Italia, 4 herë me shumë se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Ja reagimi i Shehut:

Humbjet e larta te jetëve te mjekeve, tregues i cinizmit qeveritar ndaj tyre!

Keto dite kemi arritur ne shifren e 34 mjekeve qe humbin jeten.

Jemi 11 here me shume se Italia, 4 here me shume se Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi etj.
Po keshtu ne shifra tejet te larta eshte dhe numri i personelit shendetesor te infektuar, me pasoja serioze kjo mbi shendetin e tyre dhe sherbimin mjekesor.

Ne Europe, ne saje te masave te gjera mbrojtese jane minimizuar humbjet e jeteve dhe infektimi nga Covid i personelit shendetesor.Ne vendin tone mbas me shume se nje viti epidemi keto masa mungojne.

Keshtu ne raport me numrin e mjekeve e te vdekjeve ne terresi, jemi ne nivelet me te larta boterore per humbjet e stafit mjekesor e prekjen e tyre.

Dhe kjo e ka burimin te faktet se:

—Rama i shurdher dhe kjo Qeveri e pa pergjeshme, megjithe insistimet tona, vazhdon te lere te pa mbrojtur kujdesin paresor e personelin e spitaleve ne Qender e periferi (pervec spitaleve Covid ne Tirane).

—Nuk eshte realizuar asnje permiresim struktural apo ngritur ambjente reale triazhi per te evituar infektimet nga pacientet qe vijne ne strukturat shendetesore paresore apo ato spitalore.

—Nuk kryhet asnje testim per Covid i pacienteve, qe shtrohen per patologji te ndryshme ne spitalet, nje detyrim ky absolut.

—Vazhdon te mos liberalizohet qarkullimi i testeve te shpejta, qe do te ishte nje mjet shume efikas ne kete perpjekje, edhe ne ndihme te personelit shendetesor.

—Vaksinimi i personelit me “ritmet e breshkes” kur duhet te kishte përfunduar tashme.
Pa dyshim qe do te mund te rendisja dhe shume aresye te tjera, te gjitha këto te lidhura me keq menaxhimin e dështimin e plote Rama të kësaj epidemie, që e ka futur vendin ne një situate globale katastrofale ne përkeqësim.

Këtij Kryeministër ne ikje, me 25 Prill edhe personeli shëndetësor do t’i tregoje se koha e “Faraonëve me skllevërit e tyre” përfundon ne atë date.

May be an image of text that says 'POPULATION TOTAL CASES MACEDONIA ITALY ALBANIA TOTAL DEATHTEST FOR MIINR MJEKEVE Vdekje MJEK 2.083.319 60.404.419 2.875.768 83.956.542 46.766.461 628.117 8,714,61 10.390.128 GERMANY SPAIN MONTENEGRO SERBIA GREECE % RAPORT ME VDEKJET 99.408 2.818.863 101.285 2.397.948 3.133.122 3.133 72.395 439.596 180.672 6000 245000 3300 3.076 95.992 1.681 68.628 67.101 957 4.351 6.321 RAPORT RMJEKEVE 20 285 35 28 0,7 0,3 241.713 632.894 151.643 510.654 823.058 427 656 327.975 477.196 425000 2,1 0,3 0,1 1,1 0 0 1.700 27.000 57.000 72 0 0 1,7 0 0 0,3 0'

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe tekst

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu