Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, tha se qeveria duhet të ndjekë këshillën e OBSH-së për të rritur testimet.

Sipas Shehut, vendi ynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas duke shfrytëzuar të gjitha laboratorët e mundshëm në vend.

Tritan Shehu: Qeveria duhet të zbatojë këshillën kryesore të OBSH-së është testimi. Vendi ynë duhet të bëjë së paku 2500 teste në ditë falas. Unë e konsideroj pozitive që pas 4 muajsh qeveria hoqi dorë nga bllokimi i laboratorëve. Lejimi i laboratorëve jopublikë për testet është një veprim shumë i vonuar, pasi duhej bërë në gjithë këto muaj gjë e cila ka dëmtuar shumë rëndë dhe ka krijuar një katastrofë. Unë them që të shfrytëzojmë të gjitha laboratorët, privat dhe publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu