Ne nje postim ne fb ish ministri i jashtem i Shqiperise Tritan Shehu, ka shigjetuar ”Rilindjen” ne sjelljen e saj njesoj sikur te ishim jo nje vend europian, por nje ”Republike Bananesh”. Nder te tjera Shehu thekson se ” Ne asnje shtet nuk do te ndermerej nje hap i tille ofendues per ate vete si vend, te fillohej nje procedure shkarkimi i Presidentit e me tej te kerkohej qe “gjyqi” te realizohej diku tjeter”. Per me teper ndqini te plote postimin e tij : Po tejkalohet cdo limit mungese dinjiteti e pergjegjesie!
E cilesova me pare drejtimin e maxhorances te Komisioni i Venecias per shkarkimin e Presidentit si tipar te nje “Republike Bananesh”.
Sot njoftohet se dhe “gjyqin” perfundimtar per shkarkimin apo jo te tij Rilindja kerkon ta beje aty me 11 tetor, duke derguar drejtuesit e saj per ta mbrojtur para atij Komisioni kete obsion.
E veshtire kjo vecse te imagjinohej te hidhej qofte edhe si mendim ne cilindo shtet tjeter edhe ne nje “Republike Bananesh”, jo me ne nje shtet europian, antar i NATO, kandidat per ne BE, ku kerkon te integrohet sa me shpejt.
Ne fakt kjo eshte rjedhoje e situates ku e katandisi kjo maxhrance kete vend, te vetmin ne Bote pa Gjykate Kushtetuese, te Larte etj etj… pa dinjitet.
Mungesa e dinjitetit vjen edhe nga kompleksi i fajit ne subkoshience; kjo maxhorance nuk guxon te marre persiper keshtu as finalizimin e nje inisiative te iniciuar prej saj, duke dashur ta hedhe pergjegjesine diku tjeter larg, mbi nje institucion qe per te tilla vendime e ceshtje nuk ka as kompetence e as juridiksion.
Ne asnje shtet nuk do te ndermerej nje hap i tille ofendues per ate vete si vend, te fillohej nje procedure shkarkimi i Presidentit e me tej te kerkohej qe “gjyqi” te realizohej diku tjeter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu