Ne nje shkrim ne fb ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu, denoncon Kryetaren e Bashkise Permet per spastrimet qe po kryen. Shehu akuzon ”rilindasen” e Bashkise, se  pasi spastroi bashkine nga profesionistet, tashme ka filluar te spastroje edhe bizneset e qytetit.

Per me teper ndiqni te plote postimin e tij:

“Kryetarja” e emeruar e Bashkise se Permetit, Zj. Alma Hoxha, nuk i lejon permetaret as te festojne!
Dje ne nje dite feste edhe qendra e Permetit ishte krejt ndryshe nga nje vit me pare, e shkrete, pa asnje atmosfere festive.
Militantja Hoxha, e prekur nga semundja e Rilindjes per te rritur taksat, diskriminuar bizneset sipas rekomandimeve te partise, apo dhe per qellime te tjera te dyshimta ka urdheruar heqjen e tavolinave te lokaleve edhe ne pjeset pedonale te qytetit, ku qytetaret mblidheshin, konsumonin ndopak, bisneset zhvilloheshin.
U thote permetareve te mencur, mos u shqetesoni, do t’i lejoj me vone.
Pyetja eshte pse hiqen pikerisht tashti ne kete periudhe feste per t vendosur me vone?!
Pa dyshim nje pyetje e tille mund te marre pergjigje nga me te ndryshmet, por te gjitha pa asnje justifikim bindes, racional e transparent ato, vecse te mbushura me dyshim per presione, diskriminim politik, interesa e pagesa ne mes tyre, etj te tilla te shemtuara.
Po t’i shtosh kesaj dhe faktin e spastrimeve, qe po ndodhin ne ate bashki shembullore deri pak muaj me pare per maredheniet e shkelqyera, qe kishte vendosur me qytetaret, ku tashme jane hedhur ne rruge reth 50 punonjes, midis te cileve te semure qe rroga u sherbente vetem per medikamentet, gra me femije te vegjel e pa asnje te ardhur tjeter, etj, pikerisht per t’i mbushur keto vende me….,tablloja qartesohet.Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu