Ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka akuzuar ‘rilindjen’, qe nepermjet nje aktiviteti absurd te reklamimit te makinave te diktatorit, beri te mundur infektimin masiv te qytetareve.

Shehu permes nje postimi ne fb, ka kerkuar qe organizatoret e aktivitetit ne fjale te mbajne pergjegjesi per papergjegjshmerine e tyre totale.

Ja postimi i plote i Shehut:

‘“Retro” infektoi masivisht Gjirokastren- papergjegjshmeri dhe arrogance e Rilindjes!

—Sot ajo Bashki e Qark, qe ishin relativisht te qete, jane kthyer ne zona tejet te nxehta e te rrezikeshme te perhapjes Covid, rasteve te renda e humbjeve te jeteve.

Shperthimi i kesaj gjendje sipas te gjitha llogaritjeve, perputhshmerise se datave, dimensioneve, numrit te personave te derguar aty nga Tirana etj me dyndjen e atyre ne lokalet e Gjirokastres per dy dite rresht si pjesemares te atij aktiviteti propagandistik “Retro”, te organizuara nga Rilindja prej niveleve qendrore, deputeteve te saj e atyre lokale, lidhet besueshem me ate.

—Dikush duhet te pergjigjet:

Pse duhej organizuar kjo “Retro” rilindase pikerisht me 24-25 tetor, nje jave mbas ditelindjes se diktatorit, kur rreziku epidemiologjik ne vendin tone ishte ne maja, me ate prurje e grumbullim masiv te dirigjuar njerrezish vetem per te ekspozuar makinat e tij &Co e disa mjete te tjera te vjetra!?

Shume i rendesishem paska qene per pushtetaret ky aktivitet sa te shkeleshin te gjitha rregullat epidemiologjike duke goditur shendetin e qytetareve, qe ne kushtet e nje sistemi shendetesor ne kolaps po merr dimensione kaq te renda!

—Propagande cinike kjo, reminishence e diktatures ne filozofine e mesazhin e saj, thjesht zhurme me imazhe rilindase ne 3D per te impresionuar njerrezit, qofte dhe duke i demtuar ata, si po ndodh ne rastin konkret.

Fotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu