Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, i cili vetëm pak më parë u përjashtua zyrtarisht nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar me anë të një postimi në fb, duke shkruar me ironi se Alibeaj duhet shpëtuar pasi është rënduar shumë.

Ai vijoi të shkruante se “mund t’i ketë bërë keq Viti i Ri, gjeli apo diçka tjetër”, ndërsa shtoi se “deliret mendore e perceptimet e deformuara për realitetin po e çojnë larg në sëmundjen e tij”.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Te shpetojme Alibejan!
Ai eshte renduar shume, ne menyre galopante!
Ndoshta i ka bere keq edhe Viti i Ri, gjeli, a dicka tjeter…
Deliret e tij mendore, perceptimet e tij te deformuara per realitetin, po e cojne shume larg ne “semundjen” e tij.
Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjeter i ngjashem.
Apo si gjeli mbi kotec, qe tremb pulat pereth….
Kjo e fundit me duket me reale, me e vertete!
Por pavaresisht nga “figura” qe imagjinon per vehten e tij, ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire.
Qe e cojne pastaj ne kete shkalle keqesimi te “shendetit mendor”!
Eshte renduar fort i shkreti kohet e fundit, duke tejkaluar ne thellesi e ritem shume edhe nga parashikimet qe kisha per ecurine e tij shendetesore!
Deri sa arrin te firmose te tilla pacavurre….si simptom e “semundjes” se rende te tij!
Dhe kete e ben atehere kur te gjithe po punojne, perpiqen per tejkalimin e ndarjeve.
Ndarje te cilat ai vete i ka “zyrtarizuar” me ate cope leter, qe firmosi per here te pare si “kryetar” i grupit, i caktuar nga….
Sidoqofte nje keshille per koleget e tjere opozitare:
Megjithate mos e denigroni ate, mos e agresoni se semundja keshtu vetem rendohet, por:
1-Cojeni me “butesi” aty ku mjekohen keta te “semure”.
2-Vetem me kujdes, mos i qendroni shume afer, se ndoshta keto “semundje” mund te jene edhe ngjtese ne disa raste.
Sa per te tjerat vetem mund te qeshes me nje karrikature te tille!