Ish ministri i jashtem Tritan Shehu, ka reaguar menjehere pasi kryeministri Rama ka bere gjykatesin per ish kryeministrin Haradinaj. Ne nje postim ne fb Shehu thekson, se: Te gjitha keto nderhyrje, lidhje, bashkepunime te ngushta te Rames, kane qene te motivuara, inspiruara apo stimuluar nga burime me interesa ndesh me tonat.

Per me shume ndiqni te plote postimin e Shehut:

Ashtu si sot, ne vazhdimesi perzjerja e Rames ne punet e Kosoves vetem rreziqe i ka krijuar atij vendi, shqiptareve kudo ku jane, Rajonit ne terresi.
Kjo ka ndodhur kur ai si bashkeautor shqipfoles i teorise se Shkembimit te territoreve ngjalli endren e “Serbise se Madhe”, apo kur si tellall i Vucic per ate “Shengen” po na fuste ne “Jugosllavine e Re” me drejtim Euroasian.
Ne fakt ai shkaterroi gjithecka edhe kur u “perzie” ne Maqedonine e Veriut me te famshmin takim ne Pogradec!
Per te mos folur per “corben” e rrezikeshme me disa lidhje e partnerite qe ka krijuar ne Tirane.
Te gjitha keto nderhyrje, lidhje, bashkepunime te ngushta te tij, kane qene te motivuara, inspiruara apo stimuluar nga burime me interesa ndesh me tonat.
Pra ai duhet te qendroje e duhet mbajtur sa me larg mundesise se interferencave te tilla, qe rrezikojne rende interesat tone kombetare, rrugen tone europiane e Perendimore.
Sa per Kosoven, ajo ka tashti klasen e saj te zhvilluar politike, ka bashkepunimin e vendeve kryesore te BE e mbi te gjitha ka ne krah ShBA, lidhjet e maredheniet me te cilin jane e duhet te jene te “shenjta” per ate e per te gjithe shqiptaret.
Pa asnje dyshim politika kosovare duhet e do te kordinoje te gjitha veprimet e qendrimet thelbesore me Washingtonin; fushe ku “shtyrja” e Rames per tu bere “faktor”, vecse do ta komprometoje ate.

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu