Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me deklaratata e kryeministrit Rama në konferencën Adriatiko-Joniane.

Përmes një postimi në fb, Shehu shkruan se ndryshe nga sa pohon kryeministri, pengesa e vërtetë e procesve integruese nuk është Brukseli apo Maqqedonia e Veriu, por vetë Rama, i cili po e lidh Shqipërinë akoma më shumë me Serbinë dhe po e distancon nga BE përmes nismës së Ballkanit të Hapur.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Rama pengesa e vertete i integrimit tone, jo Brukseli e as MV.

Perseri dhe sot ne Konferencen Parlamentare Adriatiko-Joniane, Rama kerkon te fajesoje qendrimin e Brukselit dhe pengesat ndaj MV, per bllokimin e procesit tone te integrimit (ne fakt kemi bere hapa prapa), prej vitit 2014.

Kjo eshte spekullative per te fshehur te verteten.

Per kujtese ne ato vite u tha se Shqiperia nga mos permbushja e standarteve po pengonte edhe MV.

E verteta eshte se as Brukseli, qe perkundrazi ka qene gjithmone i hapur per nje Shqiperi te integruar ne vartesi te standarteve tona te realizuara, dhe aq me pak MV ka qene pengese per ne, kjo e fundit as mund te jete.

Shqiperia jo vetem ka bere hapa mbrapa ne ate proces prej shume vitesh, por dhe po largohet nga niveli i kerkesave europiane.

Kjo manifestohet nga rritja e kushteve per celjen e negociatave, prej tre aktualisht ne mbi 15, gje qe na largon nga e ardhmja jone jetike dhe e vetme.

Ishte Rama qe nxiti e stimuloi “pengesen” maqedonase pikerisht per te maskuar deshtimin e Qeverise se tij ne ate proces unik per ne.

Eshte Rama, qe po e veshtireson e edhe me shume kete proces duke lidhur tashme Shqiperine edhe me Serbine nepermjet Ballkanit te Hapur, kur orientimi i saj eshte Unioni EuroAsian i Moskes.

Eshte ai qe qellimisht kerkon te anashkaloje projektet e BE per bashkepunim rajonal e integrimin si Procesi i Berlinit, me te tille nisma antieuropeiste, vuciciane e me shtyrje drejt Rusise e Lindjes si “Jugosllavia e Re”.

Rama nuk eshte faktor integrues, perkundrazi, ai me koshience a detyrim lindor e pengon kete proces per Shqiperine, shqiptaret e Rajonin.

Dhe per kete nuk mund te fshihet me as prapa “Brukselit” as prapa Shkupit.

Kjo ka te beje me lidhjet e detyrimet e tij prej faktoreve, qe nuk desherojne e nuk u intereson integrimi yne europian, per interesat apo reminishencat historike te tyre.