Ish ministri i jashtem Tritan Shehu, ka kundershtuar zerat e koheve te fundit, te cilat ne menyre iluzioniste mendojne, se qeveria rilindase e Rames ka vullnetin per te realizuar marreveshjen detare me Greqine.

Nepermjet nje postimi ne fb Shehu thekson se: ”Shqiperia e Greqia ne mirekuptim t’ja kalojne ceshtjen Gjykates perkatese te Hages per ta definuar ate kufi.”

Ja postimi i plote i Shehut:

Duke lexuar disa opinione desheroj te them se eshte nje iluzion te mendosh qe kjo Qeveri ka vullnet apo mund te relizoje ate marreveshje te domosdoshme:

— Ishte kjo Rilindje qe krijoi te gjithe ate histeri artificiale per te hedhur ne ere Mareveshjen racionale e plotesisht te pranueshme te realizuar nga Qeveria Berisha, jo vetem per nje “kapital” primitiv politik te saj, por dhe “nen presion”.

—Me tej ishte po kjo, qe e detyruar qofte nga domosdoshmeria e permiresimit te maredhenive me Greqine (te shkaterruara qellimisht prej saj), qofte per te korregjuar imazhin destruktiv te saj, apo si nje “gjethe fiku” per integrimin, luajti per disa vite me “kenge e valle” per te transmetuar perceptimin e rreme se po e realizonte ate Mareveshjen. Perfundimi asgje, asnje hap konkret nuk u publikua, dhe nuk mund te ishte ndryshe, sepse as nuk e desheronte kete dhe as nuk ishte a eshte lire ta realizoje.

—Vecanerisht kjo eshte e pamundur te realizohet tashme per aresyet e mesiperme qe qendrojne, por dhe per faktin se kjo Qeveri “ne ikje”, pa Ministri te Jashteme, pak muaj prane zgjedhjeve nuk mund, nuk ka as te drejten politike, legale a morale te avancoje ne ate drejtim.

Pra kjo ngel nje ceshtje per tu zgjidhur nga Qeveria e ardheshme demokratike, qe e bazuar ne parimet nderkombetare, procesin tone te integrimit, domosdoshmerine e definimit dhe te atij kufiri, jo vetem per maredheniet strategjike me Greqine, por dhe per stabilitetin e Rajonit, te angazhohet.

Sidoqofte per te qene transparent deshiroj te theksoj, tashme kur veprimet e Rilindjes kane krijuar kaq hije e paragjykime absurde per kete mareveshje, duket se opsioni me real do te jete ai, qe Shqiperia e Greqia ne mirekuptim t’ja kalojne ceshtjen Gjykates perkatese te Hages per ta definuar ate kufi.

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu