Tritan Shehu, ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster ka akuzuar qeverine ‘rilindase’ te Rames per mosvemendje dhe ironine cinike te treguar gjate 8 viteve ne pushtet, ndaj banoreve te Qarkut te Gjirokastres.

Permes nje reagimi ne fb, Shehu eshte shprehur duke tjeksuar se: ”Rama dhe ‘Rilindja’ po tregojne hakmerrje per ata njerez te mencur, qe tashme te qarte per cfare po luhet, jane te vendosur tja japin pergjigjen me voten e tyre.”

Ja reagimi i plote i Shehut:

Ironia e sotme cinike e Rames ne ikje me Qarkun e Gjirokastres: do ndertoje rrugen Berat-Ballaban-Kelcyre e deri ne Permet e Gjirokaster…!
Rama ne 8 vite qeverisje nuk i ofroi asgje te mire atij Krye Qarku te Jugut te Shqiperise.
Nuk riparoi as rrugen Permet-3 Urat, as zgjeroi ate per ne Permet, as mbaroi ate te Kardhiq-Delvine, as investoi ne Dropull, as aktivizoi aeroportin e Gjirokastres, asgje…
Vetem “ushqeu” Termetet e tij ne kurriz te qytetareve.
Me denigrim e shkretoi, i mbylli spitalet, po i atrofizon Universitetin, e la ne papunesi e varferi, deri sa i shpertheu dhe “Bomben biologjike” Covid…
Sot, ne prag te 25 Prillit kujtohet per rrugen Berat-Ballaban- Kecyre, sigurisht ne 3D kjo!
Ironi, cinizem e tallje kjo me ata banore fisnike e ate Qark vlerash te vecanta.
Hakmarje kjo per ata njerez te mencur qe tashme te qarte per cfare po luhet, jane te vendosur tja japin pergjigjen me voten e tyre.
Dhe kete tashme e di dhe Rama vete, i cili ne panikun qe e ka zene nga humbja e sigurte, vendosi te ule numrin e deputeteve ne ate Qark nga 5 ne 4.
Por as kjo nuk do ta shpetoje nga ndeshkimi i turpshem aty, aq me keq per ate, Rilindja keshtu rrezikon te katandiset me nje deputet te vetem mbas 25 Prillit.
Dhe me pas pa dyshim se bashku do te bejme realitet projektet e medha zhvilluese per ate Qark.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu